Rreth mjekut
Dr. Benard Shehu është kardiolog me mbi 17 vjet përvojë në QSUT “Nënë Tereza”, që nga viti 2009. Që nga viti 2015 është kardiolog konsulent dhe mentor në Shërbimin e Kardiologjisë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ka punuar për gjashtë vjet si kardiolog në urgjencë, ku ka trajtuar çdo ditë sëmundjet akute të zemrës.
Fusha e tij kryesore e kërkimit është kardio-onkologjia: mbrojtja e zemrës së pacienteve me kancer gjiri gjatë kimioterapisë, me biomarkerë kardiakë dhe ekokardiografi. Është anëtar aktiv i Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC) dhe i Këshillit të saj të Kardio-Onkologjisë.
Fushat e ekspertizës
- Hipertensioni arterial
- Fibrilacioni atrial dhe aritmitë e tjera
- Insuficienca kardiake
- Sëmundja koronare dhe dhimbja e kraharorit
- Ekokardiografia
- Holter EKG dhe Holter i presionit 24-orësh
- Kardio-onkologji: kontrolli i zemrës gjatë trajtimit të kancerit
- Vlerësimi i rrezikut kardiovaskular
Arsimi dhe përvoja
- 2015 – sot
Kardiolog konsulent dhe mentor
Shërbimi i Kardiologjisë, QSUT “Nënë Tereza”, Tiranë
- 2009 – 2015
Kardiolog në urgjencë
QSUT “Nënë Tereza”, Tiranë
- 2005 – 2009
Specializim në kardiologji
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës · rezident në QSUT
- 2004 – 2005
Mjek i përgjithshëm
Spitali Ushtarak Qendror Universitar, Tiranë
- 1998 – 2004
Diplomë në mjekësi të përgjithshme
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës
Anëtarësime dhe angazhime
- Shoqata Evropiane e Kardiologjisë (ESC) – anëtar profesional aktiv
- ESC Council of Cardio-Oncology – anëtar aktiv
- Bashkautor i udhërrëfyesve kombëtarë të urgjencës (Ministria e Shëndetësisë, 2010)
Kërkimi shkencor
Disa nga botimet dhe prezantimet e fundit:
- Added value of serial troponin I and NT-proBNP for early detection of cardiotoxicity in breast cancer: a three-year retrospective cohort studyQatar Medical Journal, 2026
- Serial cardiac biomarkers improve prediction of chemotherapy-related cardiotoxicity in breast cancer: a real-world cohort studyActa Medica Bulgarica, pranuar për botim 2026
- Systematic review and meta-analysis of pharmacologic cardioprotection in breast cancer therapyInt. J. of Innovative Technology and Interdisciplinary Sciences, 2026
- Predictors of chemotherapy-induced cardiotoxicity in breast cancer: a real-world cohort studyInt. J. of Innovative Technology and Interdisciplinary Sciences, 2025
- Clinical phenotypes of cardiotoxicity in breast cancer patients undergoing contemporary oncologic therapyPoster, ESC Cardio-Oncology 2026
Gjuhët: Shqip, anglisht, italisht