Blv. Zhan D'Ark, Nd. 111 · përballë maternitetit të ri· Orari: e Hënë – e Premte 07–20 · e Shtunë 07–13·Na kontaktoni: 069 800 8006•
Tirana Polyclinic

Klinikë dhe poliklinikë specialistike në Tiranë

Shërbim mjekësor i integruar, që nga 2022.

18 specialitete nën një çati – nga kardiologjia te pediatria – me ekografinë, EKG-në dhe analizat në të njëjtën vizitë.

    Njihuni me Tirana Polyclinic · 1 min
    Ambientet, aparatura dhe specialistët tanë gjatë punës.

    Vendndodhja

    Si të na gjeni

    Blv. Zhan D'Ark, Nd. 111, përballë maternitetit të ri, Tiranë

    Sëmundje dhe gjendje

    Informacion i besueshëm, në shqip

    Shpjegime të qarta për sëmundjet më të shpeshta: çfarë janë, si diagnostikohen, si trajtohen dhe kur duhet të shkoni te mjeku.

    Shfletoni nga A te Zh

    Identiteti ynë

    Katër elementet, në ekuilibër

    Logoja jonë bashkon katër elementet e natyrës – zjarrin, ajrin, ujin dhe tokën. Në qendër është njeriu: kur elementet janë në ekuilibër, njeriu është i shëndetshëm.

    Kështu e kuptojmë edhe mjekësinë: si kujdes të plotë për pacientin, ku specialistët punojnë bashkë.

    Rreth nesh

    Check-up dhe kontrolle preventive

    Cilat analiza dhe ekzaminime kanë kuptim për moshën tuaj

    Një check-up duhet ndërtuar sipas moshës, gjinisë dhe faktorëve të rrezikut. Lexoni si i ndërtojmë paketat dhe cilat ekzaminime vlen të kryhen.

    Pyetje të shpeshta

    Ku ndodhet Tirana Polyclinic?

    Tirana Polyclinic ndodhet në Blv. Zhan D'Ark, Nd. 111, Tiranë, përballë maternitetit të ri.

    Cili është orari i punës?

    E hënë – e premte 07:00 – 20:00, e shtunë 07:00 – 13:00. E diel është ditë pushimi.

    Si mund të rezervoj një vizitë?

    Telefononi në 069 800 8006 ose rezervoni online te faqja “Rezervo vizitë”. Ju kthejmë përgjigje brenda orarit të punës.

    Cilat specialitete ofron Tirana Polyclinic?

    Kardiologji, gastro-hepatologji, mjekësi e brendshme, endokrinologji, reumatologji, pneumologji, nefrologji, neurologji, neurokirurgji, ortopedi, fizioterapi, kirurgji, onkologji, gjinekologji, pediatri, psikiatri, radiologji diagnostikuese dhe intervencionuese, si dhe check-up.

    Cilat ekzaminime kryhen në klinikë?

    EKG, ekokardiografi, Holter EKG 24-orësh, Holter i presionit arterial 24-orësh, ekografi abdominale, e tiroides dhe e gjirit, Doppler/Triplex vaskular, ekografi artikulare, gastroskopi dhe kolonoskopi, si dhe marrja e gjakut për analiza.

    A mund të sjell analizat ose imazherinë e kryer diku tjetër?

    Po. Specialistët tanë interpretojnë analizat laboratorike dhe imazherinë e kryer jashtë dhe ju shpjegojnë çfarë do të thonë për ju.

    Keni nevojë për një vizitë?

    Na telefononi ose rezervoni online. Ju kthejmë përgjigje brenda orarit të punës.