Kabineti
Gastro-hepatologjia
Stomaku, zorrët dhe mëlçia: urthi, gastriti, steatoza hepatike, hepatitet.
Përmbledhje
Rreth kabinetit
Gastro-hepatologu merret me sëmundjet e aparatit tretës dhe të mëlçisë. Shumë ankesa të zakonshme, si urthi, fryrja apo dhimbja e barkut, kanë shkaqe që diagnostikohen dhe trajtohen mirë kur vlerësohen në kohë.
Specialisti ju sheh vetë
Vizita, ekzaminimi dhe shpjegimi bëhen nga i njëjti mjek.
Gjithçka në një vend
Vizita, ekzaminimet dhe analizat, pa ju dërguar nga një qendër në tjetrën.
Bashkëpunim mes specialistëve
18 specialitete nën një çati konsultohen kur problemi prek më shumë se një organ.
Mjeku i kabinetit
Dr. Klerida Shehu
Gastro-hepatologji · Endoskopi digjestive · Doktor i Shkencave Mjekësore
Shiko profilin e plotëÇfarë trajtojmë
- Sëmundja e refluksit gastroezofageal
- Infeksioni me Helicobacter pylori
- Steatoza hepatike
- Gastriti dhe ulçera peptike
- Hepatitet virale kronike B dhe C
- Sindroma e zorrës së irrituar
- Kapsllëku dhe diarreja kronike
- Ndryshimet në analizat e mëlçisë (transaminazat)
- Polipet e zorrës së trashë dhe kontrolli me kolonoskopi
Kur duhet të rezervoni një vizitë
- Urth ose acid që ngjitet në gojë më shumë se dy herë në javë
- Vështirësi ose dhimbje gjatë gëlltitjes
- Humbje peshe pa shpjegim
- Gjak në jashtëqitje ose jashtëqitje e zezë
- Analiza të mëlçisë jashtë normës
- Ndryshim i qëndrueshëm i ritmit të jashtëqitjes
Ekzaminimet në kabinet
Gastroskopia dhe kolonoskopia
Ekzaminimi i stomakut (gastroskopia) dhe i zorrës së trashë (kolonoskopia, sigmoidoskopia) me sondë endoskopike. Gjatë ekzaminimit mund të merren biopsi, të testohet Helicobacter pylori dhe të hiqen polipet e zorrës së trashë.
Ekografia abdominale
Ekografi e organeve të barkut: mëlçia, fshikëza e tëmthit, pankreasi, shpretka dhe veshkat. Është ekzaminimi bazë për steatozën hepatike, gurët e tëmthit dhe ndryshimet në analizat e mëlçisë. Pa rrezatim.
Si zhvillohet vizita
- 1
Rezervoni
Me telefon, WhatsApp ose online. Zgjidhni ditën dhe orarin që ju përshtaten.
- 2
Vizita
Specialisti dëgjon ankesat, ju ekzaminon dhe shikon analizat dhe ekzaminimet e mëparshme.
- 3
Ekzaminimet
Kur nevojiten, gastroskopia dhe kolonoskopia, ekografia abdominale bëhen në të njëjtën vizitë.
- 4
Plani
Merrni raport me shkrim, udhëzime për mjekimin dhe datën e kontrollit të radhës.
Ambientet tona



Pyetje të shpeshta
Çfarë duhet të sjell në vizitë?
Analizat dhe ekzaminimet e mëparshme (edhe në celular), listën e barnave që merrni me dozat, dhe letërnjoftimin.
A mund t’i bëj ekzaminimet po atë ditë?
Po, në shumicën e rasteve: Gastroskopia dhe kolonoskopia, Ekografia abdominale bëhen gjatë së njëjtës vizitë, që rezultati të interpretohet menjëherë.
Si mund të rezervoj?
Telefononi në 069 800 8006, shkruani në WhatsApp ose plotësoni formularin e rezervimit në këtë faqe. Recepsioni ju konfirmon orarin.
A duhet të vij esëll?
Vetëm kur do të bëni analiza gjaku si glicemia dhe profili lipidik, ose ekografi abdominale. Për vizitën e zakonshme nuk duhet.
Lexoni më shumë
Steatoza hepatike
Grumbullim i yndyrës në qelizat e mëlçisë. Shumë e shpeshtë dhe zakonisht pa simptoma; zbulohet në ekografi ose në analiza.
Sëmundja e refluksit gastroezofageal
Kthimi i përmbajtjes acide të stomakut në ezofag. Shkakton urth dhe acid në gojë, sidomos pas ngrënies dhe kur shtriheni.
Infeksioni me Helicobacter pylori
Bakter që jeton në mukozën e stomakut. Është shkaku kryesor i gastritit kronik dhe i ulçerës peptike.