Rreth nesh
Tirana Polyclinic është një poliklinikë specialistike në Tiranë, ku specialistë të disa fushave punojnë bashkë për pacientin.
Logoja jonë ka një histori
Katër elementet e natyrës, të bashkuara, krijojnë shëndetin. Në qendër është njeriu: kur elementet janë në ekuilibër, njeriu është i shëndetshëm.
- Zjarri
Energjia dhe gjallëria – zemra që rreh.
- Ajri
Fryma dhe qetësia – hapësira për të marrë frymë.
- Uji
Rrjedha e jetës – ekuilibri i brendshëm i trupit.
- Toka
Stabiliteti dhe rrënjët – themeli i shëndetit.
Ambientet, aparatura dhe specialistët tanë gjatë punës.
Si punojmë
Specialisti ju sheh vetë
Vizita, ekzaminimi dhe interpretimi bëhen nga i njëjti mjek, në të njëjtën ditë kur është e mundur.
Kujdes i plotë
Kur një problem prek më shumë se një organ, specialistët konsultohen me njëri-tjetrin.
Ju shpjegojmë
Merrni raport me shkrim dhe udhëzime të qarta për mjekimin dhe kontrollin e radhës.