Blv. Zhan D'Ark, Nd. 111 · përballë maternitetit të ri H–P 07–20 · Sht 07–13 069 800 8006
Tirana Polyclinic
Dr. Klerida Shehu, gastrohepatologe, endoskopiste në Tirana Polyclinic, Tiranë

Gastro-hepatologjia

Dr. Klerida Shehu

Gastrohepatologe, endoskopiste

Gastro-hepatologji · Endoskopi digjestive · Doktor i Shkencave Mjekësore

  • 14+vjet gastrohepatologe
  • PhDDoktor i Shkencave Mjekësore
  • UMTpedagoge që nga 2012

Rreth mjekut

Dr. Klerida Shehu është gastrohepatologe dhe endoskopiste me mbi 14 vjet përvojë. Ka mbaruar specializimin në gastroenterologji dhe hepatologji në Universitetin e Tiranës dhe trajnimin pasuniversitar në endoskopi digjestive në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Ankarasë. Në vitin 2021 mori gradën Doktor i Shkencave Mjekësore.

Nga viti 2012 është pedagoge me kohë të plotë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Ka punuar si gastroenterologe në Spitalin Continental, ku ka qenë edhe drejtore mjekësore. Kërkimi i saj përqendrohet te sëmundjet e mëlçisë, fibroza hepatike dhe ikteri obstruktiv.

Fushat e ekspertizës

  • Gastroskopia (ekzaminimi i stomakut me sondë)
  • Kolonoskopia dhe sigmoidoskopia
  • Heqja e polipeve të zorrës së trashë
  • Biopsi endoskopike
  • Ekografia abdominale
  • Infeksioni me Helicobacter pylori
  • Steatoza hepatike dhe fibroza e mëlçisë
  • Hepatitet dhe sëmundja e mëlçisë nga alkooli
  • Ikteri obstruktiv dhe sëmundjet hepatobiliare

Arsimi dhe përvoja

  1. 2012 – sot

    Pedagoge me kohë të plotë

    Universiteti i Mjekësisë, Tiranë – Fakulteti i Shkencave Teknike Mjekësore

  2. 2021

    Drejtore mjekësore

    Spitali Continental, Tiranë

  3. 2016 – 2021

    Gastroenterologe, endoskopi diagnostike dhe terapeutike

    Spitali Continental, Tiranë

  4. 2021

    Doktor i Shkencave Mjekësore

    Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

  5. 2016

    Trajnim pasuniversitar në endoskopi digjestive

    Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Ankarasë, Turqi

  6. 2008 – 2012

    Specializim në gastroenterologji dhe hepatologji

    Universiteti i Tiranës · rezidente në QSUT “Nënë Tereza”

  7. 2006

    Diplomë në mjekësi të përgjithshme

    Universiteti i Tiranës

Anëtarësime dhe angazhime

  • Anëtare e bordit shkencor të revistës “Mjekësia dhe Infermieria Bashkëkohore”
  • Komiteti shkencor dhe organizativ i Kongresit Ndërkombëtar Mjekësor (2024, 2025)
  • Komiteti shkencor dhe organizativ i Konferencës Kombëtare Mjekësore (2024, 2025)

Kërkimi shkencor

Disa nga botimet dhe prezantimet e fundit:

  • A data-driven survival analysis of prognostic determinants in patients with alcohol-related liver disease: a prospective studyInt. J. of Innovative Technology and Interdisciplinary Sciences, 2026
  • Clinical characteristics of alcohol-related liver disease in Albanian patientsGastroenterology Insights, 2025
  • Non-invasive tests in liver fibrosis assessmentPrezantim shkencor, Tiranë 2025
  • H. pylori infection and treatment challengesPrezantim shkencor, Tiranë 2025
  • Hepatic sarcoidosis mimicking a unique hepatic metastasisPrezantim shkencor, Bukuresht 2024

Gjuhët: Shqip, anglisht

Keni nevojë për një vizitë?

Na telefononi ose rezervoni online. Ju kthejmë përgjigje brenda orarit të punës.