Rreth mjekut
Dr. Ilir Hasmuça është kirurg ortoped-traumatolog. Studimet në mjekësi të përgjithshme i kreu në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës, ku gjatë tyre kaloi gjashtë muaj në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Granadës, në Spanjë, me programin Erasmus Mundus. U diplomua me notë mesatare 9.4 dhe titullin Master Shkencor në Mjekësi të Përgjithshme. Specializimin në kirurgji ortopedike e kreu në Universitetin e Mjekësisë të Tiranës, pranë Spitalit Universitar të Traumës, dhe e përfundoi në vitin 2019 me notë mesatare 10.
Që nga korriku i vitit 2019 punon si kirurg ortoped në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ku fokusi i tij kirurgjikal është proteza (artroplastika) e ijës dhe e gjurit, artroskopia e gjurit dhe fiksimi i thyerjeve me pllaka dhe gozhdë intramedulare (osteosintezë). Nga shtatori 2025 deri në shkurt 2026 ka qenë visiting fellow në Hospital for Special Surgery (HSS) në Nju Jork, një nga qendrat më të njohura në botë për kirurgjinë ortopedike. Është instruktor i certifikuar i kursit ATLS (Advanced Trauma Life Support) për menaxhimin e pacientit me traumë, ka ndjekur trajnime dhe kongrese ortopedike në Francë, Spanjë, Austri, Gjermani dhe Portugali, është bashkautor i dy teksteve mjekësore dhe aktualisht është në proces doktorature.
Në Tirana Polyclinic kryen vizitën ortopedike, vlerësimin dhe ndjekjen e pacientëve. Ai përcakton nëse problemi mund të trajtohet në mënyrë konservative (pushim, fizioterapi, barna) apo nevojitet ndërhyrje kirurgjikale, dhe ndjek pacientin para dhe pas operacionit. Fizioterapia mund të ndiqet në të njëjtën klinikë.
Çfarë trajton
- Artrozën e gjurit dhe të ijës, dhe vlerësimin për protezë
- Dëmtimet sportive të ligamenteve dhe të meniskut, dhe vlerësimin për artroskopi
- Thyerjet dhe ndjekjen e tyre pas trajtimit
- Dhimbjet e shpatullës dhe të nyjeve të tjera
- Deformimet e këmbës, si haluks valgus dhe këmba e sheshtë
Ndërhyrjet kirurgjikale (proteza, artroskopia, osteosinteza) kryhen në spital; në klinikë bëhen vizita, vlerësimi para operacionit dhe kontrollet pas tij.
Ekzaminimet
Gjatë vizitës mund të kryhet ekografia artikulare, që tregon lëngun në nyje, gjendjen e tendinave dhe inflamacionin e indeve të buta, pa rrezatim. Grafitë, skanerët (CT) dhe rezonancat magnetike (MRI) nuk kryhen në klinikë; kur nevojiten, mund t'ju rekomandohen në një qendër të përshtatshme dhe pastaj interpretohen nga mjeku në lidhje me ankesat dhe ekzaminimin klinik.
Arsimi dhe përvoja
- 2025 – 2026
Visiting fellow
Hospital for Special Surgery (HSS), Nju Jork, SHBA
- 2019 – sot
Kirurg ortoped
Spitali Universitar i Traumës, Tiranë
- 2015 – 2019
Specializim në kirurgji ortopedike
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë · Spitali Universitar i Traumës · notë mesatare 10
- 2013 – 2015
Mjek familjeje
Qendra Shëndetësore Bërzhitë
- 2011 – 2014
Pedagog
Universiteti Amerikan i Tiranës (2011 – 2012) dhe Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës (2012 – 2014)
- 2005 – 2011
Diplomë në mjekësi të përgjithshme
Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës · notë mesatare 9.4 · Erasmus Mundus, Universiteti i Granadës, Spanjë (2010 – 2011)
Trajnime dhe kongrese ndërkombëtare
- Instructional Course «Basic Principles for the Complex Primary Knee», Stolzalpe, Austri (2024)
- Salzburg Seminars, Open Medical Institute, Austri (2018, 2021, 2024)
- Instruktor i certifikuar ATLS (2023); kursi ATLS (2022)
- Observership në AKH Wien, Vjenë, Austri (2022)
- Trajnim në artroskopi mbi kadavër, Arthrex, Mynih, Gjermani (2022)
- Kongresi vjetor EFORT, Barcelonë (2018) dhe Lisbonë (2022)
- ESTRO (European School for Traumatology and Orthopedics), Lion, Francë (2018)
Botime
Bashkautor i teksteve mjekësore «Anamneza dhe ekzaminimi objektiv me një vështrim» (2011) dhe «Hematologjia» (2013).
Gjuhët: shqip, anglisht, italisht, spanjisht dhe gjermanisht.
Si të përgatiteni
Sillni grafitë, CT-të ose rezonancat e mëparshme (raportet dhe CD-të), listën e barnave dhe, nëse keni bërë fizioterapi ose operacion, raportet përkatëse. Vishni rroba që lejojnë ekzaminimin e lehtë të gjurit, ijës ose shpatullës. Pas një dëmtimi me dhimbje të fortë, deformim të dukshëm ose pamundësi për të lëvizur gjymtyrën, drejtohuni menjëherë në urgjencë ose telefononi 127.